Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Humbi Botërorin, por Emre Can rikuperohet për finalen e Championsit

Në bokse që prej muajit mars për shkak të një problemi në shpinë, Emre Can mesfushori që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Juventusit mund të rikuperohet në kohë për finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit. Prej disa ditësh turko-gjermani po stërvitet rregullisht me shokët e tij të skuadrës të Liverpooli dhe ka shumë mundësi që të jetë i gatshëm për takimin e të shtunës në Kiev. Dëmtimi i hoqi mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit Rusi 2018, pasi trajneri i Gjermanisë e la jashtë listës së të grumbulluarve megjithatë mesfushori mund të ngushëllohet me praninë e tij në finalen e Champions League. Vetë trajneri Klopp në një konferencë për shtyp këtë të hënë e konfirmoi se Emre Can është mirë dhe mund të luajë edhe pse do të jetë e vështirë që turko-gjermani të zbresë në fushë si titullar pas një mungese kaq të gjatë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...