Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Humbet” Lukaku, tani më shumë gabon sesa shënon

Ku ka “humbur” Romelu Lukaku? Sulmuesi që u konsiderua si blerja me efektive në merkaton e verës për “Djajtë e Kuq”, pas atij starti të furishëm të sezonit, nuk po i vlen shumë Manchester United në ndeshjet e fundit. Përkundrazi, në derbin me Manchester City-n, të humbur 1-2, u bë protagonist negativ me dy gabime që rezultuan fatale, sepse në të dy këto raste “Cityzens” realizuan dy gola me David Silvan dhe Otamendin.

Deri tani Lukaku ka realizuar 8 gola në 16 ndeshje në Premier League, por në 12 nga 14 ndeshjet e fundit nuk e ka gjetur rrjetën. Prania e tij tek United u mendua se do të rrezikonte madje edhe të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i kombëtares belge madje ashtu siç ka bërë sezonet e fundit, nuk u ka shënuar dot 6 skuadrave të para të renditjes. Mourinho vazhdon të besojë tek ky futbollist, që në 58% të goditjeve në portë është i saktë, por që në kombinimet me shokët e skuadrës lë shumë për të dëshiruar, sepse 33% të pasimeve i ka të gabuara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...