Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Roma Caput Mundi/ Kombëtarja U-19 e pafat, humb finalen me Rumaninë

Përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëve humbi finalen e turneut Roma Caput Mundi përballë Rumanisë, pas ekzekutimit të penalltive. Me kohën e rregullt të lojës që përfundoi në barazim pa gola, për të përcaktuar fituesin ishte e nevojshme ruleta e penalltive, e cila penalizoi kuqezinjtë e Erjon Bogdanit, me kundërshtarët rumunë që triumfuan 4-3.

11-metërshat të cilët i kushtuan Komëtares së të rinjve trofeun ishin e vetmja note negative e këtij edicioni, ku skuadra e drejtuar nga ish-bomberi kuqezi ishte thuajse perfekte. Pas fitoreve 5-1 me Maltën, 2-0 përballë Greqisë dhe 2-1 ndaj përfaqësueses së krahinës së Lazios, 19-vjeçarët shqiptarë ishin sërish të pamposhtur në lojë edhe në finale, deri në ekzekutimin nga pika e bardhë.

Pavarësisht faktit që nuk arriti të merrte sërish trofeun në Roma Caput Mundi, për të përsëritur suksesin e edicionit të kaluar ndaj Rumanisë, kuqezinjtë e vegjël u vlerësuan për paraqitjen e tyre në fushë, duke treguar cilësi e dhanë besim se ata do të jenë e ardhmja e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...