Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Holanda kampione e Europes per femra

Holanda fiton titullin kontinental në kampionatin evropian të femrave, teksa mund në finale përfaqësuesen e Danimarkës me rezultatin 4-2. Edicioni i 12 i këtij aktiviteti ishte padyshim një sukses, por mbi të gjitha për vendin organizator, me “tulipanet” që siguruan titullin, duke i fituar që të gjashta ndeshjet në dispozicion. Finalja e madhe u zhvillua në Stadiumin “De Grolsch Veste”, në Enschede, ku përpara 28.000 spektatorëve skuadra holandeze përmbysi disavantazhin e fillimit të ndeshjes, për t’u kurorëzuar me trofeun më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër, në rang përfaqësuesesh. Takimi u zhbllokua që në 5′, kur sulmuesja me origjinë afgane Nadia Nadim shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, gjithesi ekipi holandez reagoi shpejt duke barazuar shifrat me 21-vjecaren Vivianne Miedema. Pa u mbushur as gjysmë ore lojë mesfushorja e Barcelonës Martens kaloi në epërsi ekipin vendas, megjithatë avantazhi i Holandës zgjati vetëm 5′, pasi në 32′ Harder riktheu ekuilibrin, duke i dërguar në interval skuadrat me rezultatin e barabartë 2-2. Kapitenia Sherida Spitse që luan pikërisht për ekipin e Tëente-s dhe njëherësh edhe lojtarja e ndeshjes kaloi përpara kombëtaren holandeze, ndërsa në fund sulmuesja e re e Arsenalit Miedema shfrytëzoi hapësirat e krijuara në mbrojtjen daneze dhe falë një aksioni personal shënoi golin e dytë në këtë finale, duke vulosur përfundimisht edhe triumfin 4-2 të skuadrës “portokalli”.

Në këtë kompeticion Holanda i fitoi të gjithë takimet me golaverazhin e përgjithshëm 13-3, e më konkretisht pasi mposhti me radhë në Grupin A skuadra të tilla si Norvegjia, Danimarka dhe Belgjika, eliminoi më pas kundërshtarë tepër të fortë, si Suedia dhe Anglia, për të thyer në pengesën e fundit pra sërish ekipin danez, që sidoqoftë përmirëson vendin e tretë të evropianit të zhvilluar katër vjet më parë, në Suedi. Në krahun tjetër futbollistja më e mirë e këtij edicioni u shpall mesfushorja Lieke Martens, ndërsa Miedema me katër gola u rendit e dyta në listën e golashënueseve të këtij edicioni, pas sulmueses së Anglisë Jodie Taylor. Ky është triumfi i parë për përfaqësuesen portokalli në evropianin e femrave dhe Holanda bëhet kështu skuadra e katërt në këtë aktivitet që fiton titullin kontinental, pas Gjermanisë, Norvegjisë dhe Suedisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...