Bundesliga

Hoffenheim në grupet e Championsit, Naggelsman konfirmon qëndrimin

Fitorja në javën e fundit ndaj Dortmund dha një verdikt të rëndësishëm për Hoffenheim, kualifikimin në Champions League dhe tani për kënaqësinë edhe të tifozëve, është Julian Naggelsman ai që konfirmon qëndrimin e tij. 30-vjeçari e konsideron tepër pozitiv sezonin teksa sqaroi se ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin por në 2019-ën hyn në fuqi një klauzolë që e lejon të largohet. Deri atëherë, Nagelsmann i ka idetë e qarta, të punojë për të bërë sa më mirë në sezonin e ardhshëm.

 

To Top