Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Festë në Prizren, Bashkimi fiton titullin e parë në histori

Bashkimi i Prizrenit kampion i Kosovës në basketboll për meshkuj për herë të parë në histori. Prizrenasit fituan përballjen e tretë të serisë së finales ndaj Sigal Prishtinës, duke i mbyllur llogaritë me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Në përplasjen e katërt në pallatin e sportit “Sezai Surroi” Bashkimi dominoi kryeqytetasit me rezultatin 77-62, duke e merituar plotësisht titullin.
Në fakt sfida ishte e ekuilibruar në tri periodat e para, por pikërisht në të fundit, atë vendimtare, Bashkimi u shfaq i papërmbajtshëm duke fituar në fund me 15 pikë diferencë.
Për Prishtinën nuk mjaftoi paraqitja individuale e Filip Bundovic, që shënoi 24 pikë, pasi Bashkimi u shfaq një skuadër kompakte, me 4 lojtarë që arritën të shënonin një numër dyshifror pikësh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...