Kosova

Historike, Kosova U-19 kualifikohet në “Elite Round”

Lajm i madh për futbollin e Kosovës nga përfaqëusesja U-19, e cila kualifikohet në fazën “Elite Round” të Kampionatit Europian. Në takimin e fundit të Grupit 6, 19-vjecarët kosovarë fituan thellë 3-0 ndaj Lituanisë, duke u renditur të dytët në grup pas Austrisë, kundërshtarja e vetme që mori pikët e plota.

Për skuadrën që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, Kryeziu realizoi dygolësh në minutën e 27-të dhe në të 48-ën me 11-metërsh. Ndërsa goli që vulosi shifrat përfundimtare 3-0 mban firmën e Limanit në të 50-ën.

Kosova, në fakt, e nisi fazën paraeliminatore më një humbje minimale ndaj Austrisë, por arriti të triumfonte me Izraelin 2-1 dhe në fund me Lituaninë, duke siguruar një kualifikim historik për këtë grupmoshë.

To Top