Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Higuain kushton më shtrenjtë se titullarët e Napolit

Në prag të kryesfidës së Serisë A, mes Juventusit dhe Napolit, që do të luhet të dielën në mbrëmje në ‘Allianz Stadium’, vëmendja ndaj kësaj ndeshjeje po bëhet gjithmonë e më e madhe.

Bardhezinjtë dhe skuadra e Sarrit do të diskutojnë një sfidë që mund të jetë vendimtare për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i sezonit.

Sa i përket fushës së lojës, të gjithë janë të mendimit që kjo është një sfidë pa favoritë, pasi nga njëra anë Napoli i Sarrit është etiketuar si një nga skuadrat që luan futbollin më të bukur në botë dhe nga ana tjetër, bardhezinjtë e Allegrit shquhen për racionalitetin e skajshëm që tregojnë në fushë, pasi fitojnë edhe atëherë kur vuajnë shumë.

Gjithsesi, në letër Juventusi nuk ka rival, pasi po të shikosh paratë e shpenzuara për kompletimin e skuadrës, vetëm Higuain ka kushtuar më shtrenjtë se formacioni i napolitanëve.

Sulmuesi argjentinas u ble pikërisht nga Napoli, për shumën e 90 milionë eurove, ndërsa titullarët e Sarrit kanë kushtuar të gjithë bashkë 82.3 milionë euro.

Ja sa kanë kushtuar futbollistët titullarë të Napolit:
Pepe Reina – 2 milionë euro
Elseid Hysaj – 5 milionë euro
Raul Albiol – 12 milionë euro
Kalidu Koulibaly 7.8 milionë euro
Mario Rui – 10 milionë euro
Allan – 11.5 milionë euro
Jorginho – 9.5 milionë euro
Marek Hamsik – 5.5 milionë euro
Jose Callejon – 9.5 milionë euro
Dries Mertens – 9.5 milionë euro
Lorenzo Insigne – ka dalë nga ekipi I të rinjve

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...