Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Heynckes: Për Kevin De Bruyne do të jepja gjithçka

Rückkehrer Jupp Heynckes leitet heute das erste Training beim FC Bayern München. Foto: Peter Kneffel

Jupp Heynckes i fiksuar pas Kevin De Bruyne. Trajneri i Bayernit të Mynihut ka folur për merkaton e bavarezevë dhe në veçanti për mesfushorin e Manchester City për të cilin është i gatshëm të bëjë çdo vetëm për të patur në dispozicion shërbimet e lojtarit.

“Kevin De Bryne i këtij sezoni nuk ka lidhje me atë të vitit të kaluar, por për të unë do të jepja gjithçka vetëm për të patur në radhët e Bayernit. Momentalisht është një prej lojtarëve më të mirë në Europë. Është i nevojshëm afrimi i ndonjë futbollisti, por në ditët e sotme me 50 milionë euro është disi e vështirë të sigurosh elementë cilësorë.”

Fjalët e gjermanit janë një mesazh i qartë që belgu është nën lupën e tij. Për momentin vështirë se mund të flitet për një transferim të mundshem, por ndoshta në verë dëshira mund të jetë më konkrete. Më pas Heynckes flet për suksesin e trefishtë. Arritje kjo që kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë siguruar më herët pikërisht gjatë kohës kur drejoteshin nga 72-vjeçari.

“Jemi favoritë, por sigurisht gara është e fortë. Ka skuadra si Manchester City, Reali i Madridit, Paris Saint Germmain dhe Barcelona të cilat janë kundërshtarë të fortë. Është e vështirë të sigurosh sukses të trefishtë, kampionat, Champions League dhe Kupë e Gjermanisë, por ne do ta provojmë. I kemi të gjitha mundësitë. Personalisht dua kampionatin. Do të ishte sukes i madh, sepse të marrësh në gjysmën e sezonit skuadrën dhe të fitosh kampionatin nuk është mision i thjeshtë. “

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...