Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hertha ndal Bayernin, Munchengladbah rikthehet te fitorja

Bayerni i Mynihut u ndal në barazim 0-0 në shtëpi, ndaj Herthës së Berlinit, në sfidën e javës së 24-t të Bundesligës. Bavarezët e Heynckesit dominuan sfidën dhe krijuan disa mundësi shënimi, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë gjatë gjithë 90-minutëshit.

Gjithsesi, Bayerni vijon të kryesojë me 60 pikë dhe momentalisht ka 20 pikë distancë nga Dortmundi ndjekës, teksa titulli kampion duket se nuk mund të vihet më në rrezik.

Borusia Munchengladbah, pasi humbi javën e kaluar në shtëpi ndaj Dortmundit, u rikthye te fitorja, në transfertën ndaj Hanoverit, ku triumfoi 0-1.

Me po të njëjtin rezultat arriti të triumfojë në shtëpi edhe Sttutgarti, ndaj Eintracht Frankfurtit, ndërsa Fraiburgu i Amir Abrashit mori një pikë të vlefshme në transfertën ndaj Hoffenhaimit, që u mbyll në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...