Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Hasi u mbyll gojën kritikëve, Hysaj i saktë ndaj Saint-Maximin

Dy muaj të vështirë, ndoshta më delikatët e karrierës së tij si trajner, por tashmë ka ardhur momenti për të festuar dhe për t’u mbyllur gojën kritikëve të tij që në Greqi kanë qenë të shumtë. Në ndeshjen e parë miqësore tifozët e Olympiacos i rezervuan një pritje armiqësore me atë banderolë “Kosova është Serbi”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre që në stolin e Olympiacos ulej një trajner shqiptar, por Besnik Hasi nuk e humbi asnjëherë durimin dhe u përgjigj me një kualifikim të merituar në fazën e grupeve të Champions League pas një sezoni të dështuar të kamionëve të Greqisë në Europë. Presidenti Evangelos Marinakis ishte njeriu që e mbrojti edhe në momentet më të vështira dhe Hasi gjen rastin ta falënderojë pas suksesit 1-0 në fushën e Rijekas. “Ishin dy muaj shumë të vështirë ku kemi punuar shumë. Shumë urime për lojtarët që nuk u dorëzuan. Falënderoj edhe presidentin që më ka mbështetur në çdo hap duke më sjellë lojtarët që i kam kërkuar. Ai na ka ndihmuar shumë në këtë kualifikim”, u shpreh Hasi pas ndeshjes. Mbrëmje pozitive edhe për Elseid Hysaj që vlrësohet nga mediat për paraqitjen pozitive në transfertën e Nice. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka arritur të bllokojë hapësirat në prapavijë por ka mbështetur edhe fazën ofensive. Hysaj cilësohet i suksesshëm edhe në duelin një për një me një nga lojtarët më të rrezikshëm të Nice, Saint-Maximin, të cilin arriti ta bllokonte me saktësi në disa raste, duke mos lejuar që skuadra franceze të shfaqej rrezikshëm në zonën e rreptësisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...