Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hasi: Short i vështirë, por japim maksimumin

Juventusi, Barcelona dhe Sportingu i Lisbonës, short më të vështirë për Besnik Hasin dhe Olympiakosin e tij në grupet e Champions League nuk mund të kishte. Trajneri shqiptar e mbajti premtimin që bëri gjatë momentit kur u prezantua te gjigandët e futbollit grek, se do ta kualifikonte klubin nga Pireu mes 32 skuadrave më të mira të Europës. Hasi ishte shprehur se do të dëshironte gjithashtu një skuadër të madhe në grupet e Champions League, por shorti i hedhur në Montecarlo këtë të Enjte nuk u tregua aspak bujar me skuadrën e trajnerit shqiptar, pasi Olympiacos do të sfidojë dy skuadrat që disktuan mes tyre finalen e vitit 2015-të, ndërsa Juventusi shkoi deri në  finalen e edicionit të fundit.

Një kundërshtar i vështirë është edhe Sportingu i Lisbonës dhe kalimi i grupit bëhet një mision i pamundur për Olympiacosin.Në një intervistë ku foli për shortin e Championsit Hasi theksoi se përballjet ndaj Barcelonës dhe Juventusit do të jenë një eksperiencë e bukur për futbollistët por edhe për tifozët. Shqiptari i stolit të Olympiacosit shtoi se shorti ka qenë shumë i vështirë për skuadrën e tij, por Olympiacosi do të bëjë më të mirën për të bërë një paraqitje sa më pozitive në grupin D të Uefa Champions League dhe për të tentuar pse jo të lërë pas Sportingun e Lisbonës për t’u renditur i treti dhe për të vazhduar aventurën në Europa League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...