Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hasani me grupin, Shkëndija gati për Renovën në Kupë

 

Me 18 pikë epërsi ndaj Vardarit në kampionat, Shkëndija të mërkurën kërkon kualifikimin në finale të Kupës për të vazhduar rrugën drejt fitimit të dy titujve në futbollin vendor. Skuadra ka vijuar përgatitjet me grup të plotë, ku vlen të veçohet fakti që kapiteni Hasani pas një muaji është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Kuqezinjtë vazhdojnë punën me impenjim maksimal, duke kërkuar të mbajnë nivelin në drejtim në këto momente vendimtare të sezonit. Ekipi ka ecuri të shkëlqyeshme, duke u konfirmuar lider bindës në kampionat me 18-të pikë më shumë se rivali për titull, ndërsa të mërkurën do të kërkohet kualifikimi në finale të Kupës, garë gjithashtu e vendosur si objektiv i rëndësishëm për t’u fituar këtë sezon.

Shkëndija në mesjavë zhvillon takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, kur do të jetë “mysafire” e Renovës në Tetovë, pas barazimit 1-1 në takimin e parë. Edhe pas fitores bindëse 5-0 të shtunën në kampionat ndaj të njëjtit rival stafi teknik paralajmëron futbollistët që të hyjnë me qasje shumë serioze, pasi çdo ndeshje është histori në vete.

Përveç rikthimit të Hasanit, i rikuperuar plotësisht është mesfushori Armend Alimi, ndërsa të drejtë loje fiton edhe Besart Ibraimi, i cili mungoi në fundjavë shkaku i skualifikimit pas pesë kartonëve të verdhë. Duke parë se ekipi po ecën i sigurt drejt fitimit të titujve, besohet se është momenti i duhur që publiku të rikthehet në tribuna dhe të mbështes skuadrën në këto momente historike.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...