Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Harry Kane “frika” e Juventusit, Taulant Xhaka kundër “yjeve” të City-t

Manchester City's English forward Raheem Sterling (C) takes part in a training session in Manchester, north west England on February 12, 2018 on the eve of their Champions league match against Basel. / AFP PHOTO / PAUL ELLIS (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Pasi arkivoi fitoren e radhës në Serinë A, pikërisht në transfertën e Firences, Juventusi do t’i shkarkojë të gjitha bateritë në përballjen me Tottenhamin në 1/8-ate Champions League, që do të zhvillohet këtë të martë , në orën 20:45, në Torino. Është pikërisht ky trofe që u mungon bardhezinjve, të cilët kanë fituar gjithçka në Itali, por jo kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Shorti rezultoi i pafat për skuadrën e Allegrit, pasi i vuri përballë një kundërshtar shumë të fortë, që ka në përbërje sulmuesin me të mirë të momentit, Harry Kane. Gjithsesi, kampionia e Italisë mbetet një skuadër eksperte në menaxhimin e situatave sidomos në fazën mbrojtëse.

Sa i përket formacionit, Allegrit i rikthehet në dispozicion Douglas Costa, ndërsa Paula Dybala dhe Barzagli mbeten jashtë. Sulmi do t’i besohet Higuainit, që do të mbështetet nga Mandzukic dhe Costa. Mungesa të tjera janë Howedes, Cuadrado dhe Matuidi.

 

Nga ana tjetër Pochetino i beson të njëjtit formacion dhe rreshtim 4-2-3-1, që triumfoi me Arsenalin në Premier, me Harry Kane në majë të sulmit, i mbështetur nga Eriksen dhe Dele Alli.

 

Sfida tjetër e kësaj faze të Championsit do të zhvillohet po në orën 20:45, në “St. Jakob-Park”, mes Baselit dhe Manchester City-t. Në fakt, kryesuesit e Premier League-s ishin me fat në short, pasi diferencat në cilësi janë shumë të mëdha dhe nuk pritet ndonjë surprizë e mundshme nga kampionët e Zvicrës, ku pjesë e rëndësishme e formacionit është mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka. Baselit do t’i duhet të zhvilloje ndeshjen perfekte për të marrë një rezultat pozitiv në takimin e parë, që në ndeshjen e kthimit të mos udhëtojë drejt Manchesterit vetëm për të përmbushur pjesëmarrjen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...