Serie A

‘Harrohet’ Buffon, Juve kërkon zëvendësues për Szczesnyn

Që prej 1 dhjetorit të 2017-ës, Gigi Buffon nuk zbret më në fushë për shkak të një dëmtimi, por paraqitjet e shkëlqyera të Szczesnyt kanë bërë që askujt të mos i bjerë ndërmend për kapitenin legjendar të Juventusit.

Portieri polak ka treguar se e stër-meriton fanellën e titullarit, duke u shfaqur deçiziv në shumë raste dhe bindur të gjithë, që numri 1 i takon pikërisht atij, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Edhe pas pushimeve, në sfidën me Genoan, Buffon do të jetë sërish jashtë, për shkak se nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa tani kapiteni i bardhezinjve rrezikon të mos tejkalojë rekordin e Paolo Maldinit.

Ish mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares italiane, ka regjistruar 647 paraqitje në Serinë A, pra 18 më tepër se Buffon, që me mungesën ndaj Genoas, humb mundësinë për të barazuar rekordin e tij, gjithmonë nëse tërhiqet në fund të sezonit, ashtu siç ka paralajmëruar.

Gjithsesi, drejtuesit e Juventusit tani kanë filluar të mendojnë për një zëvendësues për polakun Szczesny dhe lista është e gjatë, duke filluar nga Mirante
i Bolognës, te Sorrentino i Chievos, apo Consigli i Sassuolos.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.