Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton: Në Azerbajxhan për të kthyer faqe, dua titullin e 5-të

Edhe pse sezoni i ri i Formula 1 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për pilotin e Mercedes, Lewis Hamilton, ky fakt nuk e tremb aspak pilotin britanik. Madje, kampioni në fuqi i botws është i vendosur për të arritur objketivin e tij, atë titullit të pestë në Formula 1. Gjithashtu piloti i “shigjetave të argjendta” i ka premtuar besnikëri skuadrës së tij, teksa shpreson që shumë shpejt ekipi të sigurojë edhe sukseset e para për këtë sezon.

“Pavarësisht se deri më tani ende nuk kemi arritur të fitojmë asnjë prej garave, ky fakt nuk më ka demoralizuar, përkundrazi sepse ky është vetëm fillimi. Unë nuk dorëzohem kollaj, pasi kanë kaluar vetëm 3 gara dhe në ato që do të pasohen gjithcka mund të ndodhë. Falë punës tonë, por ndoshta edhe me pak fat do të rikthehemi sërish të fortë dhe kryesues.

Ndalesa e rradhës në Formula 1 do të jetë këtë të dielë në Azerbajxhan në Baku, aty ku sërish pritet një garë e ethshme mes pilotëve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...