Formula 1

Hamilton, Mecedesi i këtij sezoni, më i vështiri që kam pilotuar

Kampioni i Botës në Formula 1, Lewis Hamilton e ka cilësuar njëvendëshen e Mercedesit si makinën më të vështirë për t’u kuptuar në të gjithë karrierën e tij si pilot i garave të shpejtësisë. Hamilton, i cili gjithashtu vendosi edhe rekordin e radhës personal, duke barazuar numrin e “pol position” të fituar nga legjenda Michael Schumacher, sërish e pati të vështirë ta zbërthente në mënyrë të vazhdueshme të gjithë potencialin e kësaj njëvendësheje.

“Gjatë pjesës së parë të sezonit e kisha të vështirë të menaxhoja gomat e saj. Pa diskutim mund të them se Mercedes W08 është makina më komplekse dhe më e vështirë që kam ngarë gjatë gjithë karrierës. Edhe sezoni i 2008-ës me McLaren ishte i vështirë, por jo si ky. Si pilotë e kishim të vështirë të bënim të mundur që manuali i kësaj makine të zbatohej praktikisht në pistë. Kishim frikë mos e mbingarkonim këtë makinë për të nxjerrë maksimumin e saj. U fol se këtë vit ne kishim makinën më të mirë në dispozicion dhe pa dyshim ajo ishte e tillë, por kam hasur disa vështirësi të cilat po përpiqem t’i kaloj. Mendoj se mund të kisha bërë më shumë më atë çka kisha në dispozicion.”

Hamilton mori kontrollin e kampionatit të 2017-ës duke fituar 6 nga tetë garat e para, nga ndalesa e Silverstone në atë të Austin, fazë në të cilën për me tepër ai kujton se ishte ende duke u përpjekur për t’u familjarizuar me këtë makinë. Kjo verteton edhe më shumë se titulli i tij është terësisht i merituar.

 

To Top