Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Austin/ Hamilton më i shpejti në provat e lira, e ndjek Vettel

Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira, të garës së Austin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Britaniku përfundoi xhiron me 1.36.355, ndërsa la pas rivalin e tij, pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastain Vettel, me një diferencë prej 0.593 të mijtat më shpejt.

I treti u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas, ndërsa pas tij u rendit piloti i Red Bull, Max Verstappen. Vetëm vendi i 7 për pilotin tjetër të Ferrarit, finlandezin Kimi Raikkonen, ndërsa Ricciardo e mbylli këtë sesion në vendin e 16, për shkak të problemeve teknike.

Ky session u dominua nga një mot jo i qendrushëm, që shkaktoi pasiguri në zgjedhjen e gomave që u përdorën. Provat zyrtare të çmimit të madh të Austinit do të zhvillohen nesër në orën 21:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën, në të njëjtën orë.

Formula 1 kryesohet nga piloti britanik i Mercedes, Hamilton, që ka një diferencë prej plot 59 pikësh nga gjermani Vettel, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi. Hamilton ka fituar 4 nga 5 garat e fundit të zhvilluara në pistën e Austinit, në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...