Kategoria Superiore

Hallaçi zyrtarizon tërheqjen: Tani nis karrierën e trajnerit

Rrahman Hallaçi zyrtarizon tërheqjen nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi kuksian, që në futbollin shqiptar është aktivizuar me Partizanin dhe Kukësin, por edhe me emra të tjerë të mëdhenj si Vllaznia dhe Tirana, pa harruar Elbasanin dhe Kamzën, ka vendosur të thotë mjaft, por pa hequr dorë nga futbolli. 34-vjeçari do të vijojë karrierën e trajnerit, si fillim si ndihmës i Peter Pacult te ekipi verilindor. Vendimin për këtë ndryshim në karrierën e tij Hallaçi e ndau me miqtë dhe fansat e tij në rrjetet sociale.

“Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjatë gjithë karrierës sime në futboll. Astrit Maçi mbetet person i veçantë për mua. Një karrierë e gjatë, e vështirë, e bukur ashtu siç ështe vetë futbolli. Faleminderit të gjithëve për kohën e bukur që kaluam së bashku! Në veçanti përshëndes shumë dy tifozeritë më të bukura ne Shqipëri, të Kukësit dhe Partizanit. Tani nuk do të luaj më futboll, por do të jem në një rol të ri si zëvendëstrajner. Falënderoj shumë presidentin Safet Gjici që më dha mundësinë të jem përsëri pjesë e skuadrës së zemrës (vendlindjes) Kukësit.”

To Top