Futboll

Hair Zeqiri: Dua të shijoj titullin me Kukësin

Hair Zeqiri është një nga afrimet më cilësore të Kukësit në këtë merkato vere, një futbollist me eksperiencë dhe që e njeh mirë ambientin, pasi ka qenë pjesë e verilindorëve edhe gjatë sezonit 2014-2015. Atëherë mesfushori flonjat e la Kukësin si nënkampion të Shqipërisë, por e gjeti me statusin e ekipit më të mirë të superiores. 28-vjecari ndihet krenar që është sërish pjesë e një skuadre që gjithmonë ka objektivat madhorë.

Zeqiri shpreh keqardhjen për eliminimin e pamerituar në raundin e dytë të Champions Leagues, por e sheh me optimizëm të ardhmen.

Si vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, Zeqiri shpreson që ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro të ketë vazhdimësi si në ndërtimin e një grupi pretendent edhe  në rezultate.

To Top