Serie B

Habit sërish Zeman, ndaj Empolit pa portier rezervë

Trajneri i Pescarës, Zdenek Zeman njihet për çmenduritë e tij, në drejtimin e skuadrave, por kjo e sotmja ka qenë një aventurë e vërtetë. Çeku ka udhëtuar me skuadrën e tij në Empoli, për përballjen me ekipin vendas, pa pasur në stol asnjë portier rezervë.

Kjo sepse, Zeman ka çuar në tribunë numrin 12 të Pescarës, Pigliacelli, për shkak të thyerjes së disiplinës, ndërsa portiere i 3-të Antonino, nuk ishte grumbulluar për këtë takim.

To Top