Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gvozdenovic fillon punën tek Al-Faisaly

Ish zv/trajneri i Kukësit, Ivan Gvozdenovic ka nisur punën në drejtimin  e skuadrës jordaneze të Al-Faisaly. Klubi nga Lindja e Mesme ka postuar fotot e trajnerit serb që nis kështu një aventurë të re si timonier kryesor në një skuadër pasi hodhi hapat e parë në këtë drejtim në Shqipëri me Tiranën dhe Kukësin në postin e zëvendësit. 39-vjeçari që ka një eksperiencë të madhe edhe si lojtar në vendin tonë, u zhvendos në Jordani te skuadra e Al-Faisaly pak orë pas largimit të Mladen Milinkovic nga Kukësi. Ky është një hap i madh për ish-mbrojtësin serb, që merr drejtimin e një skuadre në shëndet të plotë, pasi Al-Faisaly renditet në vendin e katërt të kampionatit me 19 pikë dhe 3 fitorë në 3 ndeshjet e fundit. Si lojtar, Gvozdenovic është aktivizuar për herë të parë në Shqipëri në sezonin 2010-2011 me Tiranën dhe tre vitet pasardhëse në radhët e Skënderbeut për ta mbyllur karrierën në sezonin 2014-2015 te Kukësi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...