Premier League

Guardiola shtrëngon fort Sterling, përgatit rinovimin

Pep Guardiola shtrëngon fort Raheem Sterling. Trajneri spanjoll i Manchester City-it në një intervistë ka folur për të ardhmen e sulmuesit me origjinë xhamajkane por që luan për përfaqësuesen angleze. Sterling është i lidhur me Citiziens deri në vitin 2020. Sëfundmi për të ka shfaqur interes Reali i Madridit dhe kjo është një nga arsyet që ish lojtari i Liverpoolit nuk po rinovon me City-in. Dëshira e Guardiolës është që 23-vjeçari të qëndrojë gjatë në Etihad Stadium. Trajneri spanjoll konfirmoi faktin se pas pushimeve verore, klubi do të nisë negociatat për të bindur Sterling të zgjasë kontratën aktuale me Manchester City-in.

To Top