Futboll

Guardiola: De Bruyne si Messi? Nuk mund të krahasohen!

Dihet debulesa e Pep Guardiolës për Lionel Messin, të cilin e ka patur nën urdhrat e tij te Barcelona. Trajneri i Manchester City-t, kur u pyet për nivelin e Kevin De Bruyne, duke e krahasuar më “yllin” e Barcës, dha një përgjigje të drejtpërdrejtë:

“Cdo trajner e ka ëndërr të rrisë nivelin e lojtarëve të tij, që të krahasohen me Lionel Messin. Kevin është një futbollist fantastik, por nuk mund ta krahasojmë me një kampion si Lionel Messi, i aftë për të shënuar 60 gola në sezon. De Bruyne mund të përmirësohet më shumë dhe të shndërrohet ndër më të mirët në botë.”

Trajneri spanjoll, thurri elozhe edhe për Napolin e Maurizio Sarrit, që do ta ketë kundërshtar në raundin e tretë të ndeshjeve në grupet e Championsit.

“Napoli më pëlqen shumë kur e shikoj sesi luan. Ka lojtarë të mrekullueshëm si Mertens, që po bën mirë edhe rolin e Higuainit në qendër të sulmit. Nuk i them këto fjalë thjesht për ta respektuar si kundërshtar. Ata luajnë në një mënyrë ndryshe nga Premier League dhe ne duhet të përshtatemi kundër tyre.”

To Top