Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Grima: Objektivi? Të evitojmë vendin e fundit

Pavarsisht dy humbjeve në 2 ndeshjet e para të grupit 2, kombëtarja shqiptare e femrave nuk dorëzohet dhe do të kërkojë pikët e para në transfertën e vështirë ndaj Skocisë të martën e ardhshme. Edhe pse e vlerëson maksimalisht kundërshtarin  trajneri Armir Grima beson te potenciali i vajzave që ai drejton.

“ E dimë forcën e kundërshtarit. E kemi studiuar Skocinë është një skuadër shumë e fortë, që ka marrë pjesë edhe në kampionatin Europian. Ne do të japim maksimum do të përpiqemi të luajmë më mirë se në dy sfidat e para dhe pse jo do të tentojmë një rezultat pozitiv”.

Objektivi i Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës, është të mos e mbyllë grupin 2 në vendin e fundit.

“ Mendoj që për nga cilësitë jemi në të njëjtin nivel me Bjellorusinë. Edhe pse humbën ndaj tyre në transfertë, rezultati nuk ishte shumë real duke patur parasysh lojën që zhvilluam. Objektivi ynë është të mos renditemi në vendin e fundit, por për t’a realizuar këtë mision duhet të mposhtim Bjellorusinë në takimin e kthimit dhe të marrim sa më shumë pikë edhe në ndeshjet e tjera. Nëse nuk renditemi në vendin e fundit do të evitojmë fazën paraelimintore në kualifikueset e ardhshme dhe do të kemi mundësi për të bërë më mirë në të ardhmen”.

Grima sqaroi edhe arsyen se përse janë vetëm 18 futbollistet e grumbulluara për takimin ndaj Skocisë.

“ Lista përbehet nga vetëm 18 emra sepse përveç mungesave ka edhe nga ato vajza që luajnë jashtë që e kanë të pamundur t’i përgjigjen thirrjes së kombëtares”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...