La Liga

Griezmann shënon në “prekjen e parë”, Atletico -6 nga Barça  

Atletico e Madridit fitoi niminalish në fushën e Malagas me gol të Antoine Griezmann, duke e ngushtuar në 6 pikë diferencën me Barcelonën, që luan kët të dielë me Getafen në “Camo Nou”.

Sulmuesi francez i “Los Colchoneros” shënoi ende pa kaluar minuta e parë e takimt, pasi iu vodh mbrojtjes dhe duke përfituar nga devijimi i topit që shkoi në këmbët e tij, përballë portierit nuk gaboi.

Kaq mjaftoi që një skuadër eksperte me një trajner ekspert si Simeone të administronte epërsinë në “Rosaleda”, falë edhe paraqitjes së jashtëzakonshme të portierit Oblak, për të siguruar fitoren e radhës që e “blindon” në vendin e dytë. Tjetër zhgënjim, për skuadrën adnaluziane, që me vetëm 13 pikë në 23 ndeshje, është praktikisht e rënë në Segunda Didision.

Humbje e papritur 1-2 e Villarrealit në shtëpi me Deportiv Alaves. Baskët kaluan në epërsi të dyfishtë falë finalizimeve të Aly dhe Ibai, respektivisht në minutat 40 dhe 71, ndërsa goli i Carlos Baccas thjesht e ngushtoi rezultatin.

To Top