Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Griezmann ‘magjik’, Atletico triumfon në Francë

Finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube, nuk prodhoi surpriza, pasi ishte pikërisht Atletico Madrid që arriti të triumfojë. Në finalen e Lyonit, spanjollët mposhtën Marseillën me rezultatin e pastër 3-0, duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren e ndeshjes.

Ndërkohë që Franca vijon të ruajë marrëdhënie ‘të ngrira’ me Europa Leaguen, pasi asnjë klub i këtij shteti nuk e ka fituar këtë kompeticion, në finalen e sotme ishte protagonist pikërisht një francez.

Antoinne Griezmann shënoi dy golat e parë për madrilenët, nga një në çdo pjesë loje, ndërsa rezultatin e vulosi Gabi në minutën e 89’. Atletico ngre kështu për herë të 3-të këtë trofe, që nga viti 2010, moment kur u emërua Europa League. Dy triumfet e tjera janë regjistruar në vitin 2010 dhe 2012.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...