Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Griezmann mohon zërat e merkatos: Nuk largohem në janar

Antoine Griezmann është duke kaluar një moment të vështirë te Atletico e Madridit, ku nuk po arrit të ndihmojë skuadrën me golat e tij. Forma e dobët e francezit është vënë në pah edhe nga specialist të ndryshëm, ndërsa mediat kanë aluduar përgatitjen e largimit të tij nga kryeqyteti spanjoll.

Vetë Griezmann mohoi të gjithë zërat e merkatos, teksa theksoi se do të qëndrojë te Atletico edhe pas muajit janar, kur të kenë ardhur Vitolo dhe Diego Costa.

“Unë vendosa me dëshirën time të qëndroj te Atletico dhe do të vijoj të jem pjesë e skuadrës edhe pas muajit janar, kur të na bashkohen edhe Diego Costa e Vitolo. Është e vërtetë që nuk po kaloj një moment të mirë, por po punoj shumë për t’u përmirësuar dhe ndihmuar skuadrën të qëndrojë në vendet e para të renditjes. Të gjithë zërat e merkatos janë të pabaza, sepse asgjë nuk ka dalë nga goja ime. Mediat abuzojnë sepse më pyesin nëse dua të luaj me Neymarin e Mbappenë dhe pasi u them po, direkt deklarojnë se Griezmann dëshiron të luajë te PSG-ja”, tha sulmuesi francez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...