Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Golovkin i papërmbajtshëm, fiton me “knock-out” ndaj Martirosyan

Gennady Golovkin konfirmohet tmerri i rivalëve për peshat e mesme në boks. 36-vjeçari nga Kazakistani mposhti me Knock-out në raundin e dytë amerikanin me origjinë armene Vanes Martirosyan, i cili u zgjodh të duelonte me Golovkin pas pezullimit të Canelo Alvarezit për përdorim të substancave të ndaluara. Në ringun e Carsonit, pranë Los Amgelesit u zhvillua një duel pa histori, pasi Golovkin (38 fitore dhe 1 barazim) u shfaq superior ndaj rivalit të tij në në ring, duke e hedhur shumë shpejt në tapet.

Pas një raundi të parë pa shumë ritëm dhe emocione, ku Martirosyan u duk se ishte përgatitur mirë,  Golovkin u shfaq prepotent duke mbyllur në të dytin llogaritë. Një e djathtë e fortë e çorienton rivalin, që nuk arrin të reagojë dhe pas disa goditjeve radhazi të kazakut përfundon në tapet, duke mos u ngritur më edhe pse gjyqtari numëron deri në 10. Për Martirosyan kjo është humbja e katërt në karrierë (ka edhe 36 fitore e 1 barazim).

Golovkin, me këtë sukses mbron titujt kampion në WBA, WBC dhe IBF.

Në Londër, në sfidën e peshave të rënda mes dy ish-kampionëve të botës, Tony Bellew fitoi ndaj David Haye me “ko” teknik, kur kronometri tregonte 2 minuta e 14 sekonda në ruandin e pestë, duke i treguar njëkohësisht rivalit të tij rrugën për t’u tërhequr nga boksi. Para se arbitri ta ndalte ndeshjen, Bellew, 35-vjeçar, e kishte hedhur 3 herë në tokë 37-vjeçarin, që në 2009-ën mbante brezin e WBA. Për Haye kjo ishte disfata e 4-ët në 32 ndeshje, për Bellew është fitorja e 39-të  në 33 duele të zhvilluara. “Tony ishte më i mirë,” – pranoi Haye pas ndeshjes. Vështirë se do ta gjejë sërish përballë në ring.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...