Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Goli i Young nderon “Djajtë e Kuq”, Tottenhami barazon me West Brom

Manchester United vuajti jo pak me Brightonin, por gjithsesi arriti të merrte maksimumin e pikëve ndaj këtij kundërshtari në “Old Trafford”. Edhe pse diferencat në emra dhe cilësi ishin të ndjeshme, “Djajtë e Kuq” e zhbllokuan me shumë vështirësi takimin në minutën e 66-të me Ashley Young, i ndihmuar në goditjen e tij nga jashtë zonës nga devijimi i një mbrojtësi, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit mik. Një fitore më shumë rëndësi për skuadrën e Jose Mourinhos që e ngushton të paktën përkohësisht në 5 pikë diferencën me Manchester City-n, që luan të dielën në transfertë me Huddersfieldin. Barazim i papritur mes Tottenhamit dhe West Brom në stadiumin “Wembley”. Rondon shënoi për miqtë që në minutën e 4-t, ndërsa Harry Kane barazoi pas shumë përpjekjesh në të 74-ën.

Në takimet e tjera të së shtunës Newcastle United u mposht 0-3 nga Watfordi, Crystal Palace – Stoke City përfundoi 2-1, ndërsa Swansea – Bournemouth 0-0.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...