Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Golat e Salah, tani përfitojnë edhe egjiptianët

Përveçse po ‘pushton’ Premier Leaguen, me golat dhe asistet e tij të pafundme, Muhamed Salah ka ‘pushtuar’ tashmë vendin e tij të lindjes, Egjiptin. Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares egjiptiane është kthyer në njeriun e momentit dhe një idhull i padiskutueshëm në vendlindjen e tij.

Së fundi Salah është bërë edhe imazhi i Vodafone Egjipt, me kompaninë e telefonisë që ka promovuar një superofertë. Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e Vodafone Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas, aq sa numri në fanellën e sulmuesit.

Gjithsesi, duke parë ritmin me të cilin po shënon Salah, vështirë se kjo ofertë do të vijojë gjatë, pasi vetëm javën e fundit abonentët përfituan plot 44 minuta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...