Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gola dhe spektakël, Monaco ‘bie’ në shtesë ndaj Lyon-it

Monako nuk ka marrë dot pikë, në transfertën e vështirë ndaj Lyonit, ku është mposhtur 3-2 dhe ka humbur mundësinë për të ruajtur hapin e PSG-së. Pjesa e parë ishte spektakolare, pasi u shënuan katër nga golat e takimit. Kështu Lyoni kaloi i pari në avantazh me anë të Dias, në minutën e 11-të, por Rony Lopez barazoi 6 minuta më pas. Në të 23-ën, ishte Fekir që i dha sërish avantazhin vendasve, por Traore shënoi 10 minuta më pas dhe çoi shifrat në 2-2.

Edhe pjesa e dytë pati mjaft raste e ritëm, por golin e gjeti Lyoni me anë të Fekir, vetëm në minutën e gjashtë shtesë, duke vulosur shifrat 3-2. Pas këtij takimi Monako mbetet në vendin e dytë, me 19 pikë, por PSG-ja ka mundësinë të shkëputet me gjashtë pike diferencë, nëse fiton nesër ndaj Dijonit në transfertë. Nga ana tjetër, Lyoni shkon në vendin e tretë, me 16 pikë, po aq sa ka edhe Marsejë e Nantë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...