Kosova

Gola dhe spektakël, Kosova rigjen fitoren në minutat shtesë

Kosova ka arritur të gjejë fitoren, teksa ka mposhtur Letoninë në miqësore, me rezultatin spektakolar 4-3. Skuadra e drejtuar përkohësisht nga Muharrem Sahiti e pa veten 3 herë në disavantazh, por sërish guxoi dhe u shpërblye në minutën e 94-t, kur Bersant Halimi shënoi golin e fitores.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 2-2, me Letoninë që kalon 2 herë në avantazh dhe Kosovën që barazon fillimisht me anë të Amir Rrahmanit dhe më pas me anë të Vedat Muriqit. Edhe pjesa e dytë fillon me një gol të letonezëve, por lojtarët e Sahitit nuk dorëzohen dhe barazojnë shifrat në minutën e 86’, me anë të Elbasan Rashanit.

Kosova tenton edhe në minutat shtesë dhe në të 94-tën, gjen golin e katërt, me autor Bersant Halimin. Kështu, Kosova rikthehet te fitorja, pas rreth 1 viti e gjysmë, pasi nuk arriti asnjëherë të marrë 3-pikëshin gjatë eliminatoreve të botërorit.

To Top