Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Goffin eliminon Thiem, në gjysmëfinale përballë Federer

Për herë të parë që nga viti 2008 në gjysmëfinale në ATP World Tour Finals do të luajnë tre tenistë debutues të turneut të tetë tenistëve më të mirë të sezonit dhe emri i fundit që siguroi pjesëmarrjen në katër më të mirët e këtij aktiviteti është David Goffin, që mundi pa shumë probleme tenistin austriak Dominic Thiem. Përpara 9 vjetësh ishin Novak Djokovic, Andy Murray dhe Gilles Simon, ndërsa këtë herë në gjysmëfinale pas kualifikimit që në debutim të tenistëve të tillë si Grigor Dimitrov dhe Jack Sock është radha e tenistit belg për të hyrë mes katër më të mirëve. Në Grupin Pete Sampras përcaktues ishte pikërisht dueli mes dy miqve shumë të mirë Thiem – Goffin dhe numri 4 i botës fluturoi menjëherë në avantazhin 3-0 pas vetëm 9′ lojë. Numri 8 i botës që të mërkurën në takimin me bullgarin Dimitrov mezi bëri dy game bashkë kishte fituar 6 nga 9 përballjet ndërmjet tyre dhe natyrisht konsiderohej si “outsider”, duke patur parasysh lodhjen pas suksesit të jashtëzakonshëm ndaj numrit 1 të botës Rafael Nadal, megjithatë 26-vjecari nga Liezhi korrigjoi shënjestrën dhe përfitoi në maksimum edhe nga gabimet e shumta të tenistit austriak duke përmbysur gjithcka. Pas disavantazhit 0-3, Goffin që vitin e kaluar në Londër zëvendësoi gjatë turneut për arsye dëmtimi francezin Gael Monfils fitoi 12 nga 14 game-t në vazhdim, duke u bërë i pari tenist belg që prek gjysmëfinalet e këtij aktiviteti. Thiem konfirmoi sërish formën e dobët dhe lodhjen në këtë pjesë të fundit të sezonit, teksa e mbylli vitin 2017 me plot 7 humbje në 10 ndeshjet e fundit. 24-vjecarit nga Wiener Neustadt i mungoi qetësia dhe Thiem u duk i pafuqishëm për të reaguar dhe përfituar edhe atëherë kur kishte në dispozicion mundësi shumë të mira për të përfituar. Në fund Goffin mbylli takimin me rezultatin 6-4, 6-1 në vetëm 71′, ndërsa tenisti austriak që mori pjesë për të dytin vit rresht në ATP World Tour Finals në krahun tjetër e përfundoi ndeshjen me plot 27 gabime.

Tenisti belg përfundimisht e mbylli Grupin Pete Sampras në vendin e dytë pas bullgarit Grigor Dimitrov dhe në gjysmëfinale David Goffin do të ndeshet me rekordmenin e këtij kompeticioni Roger Federer, ndaj të cilit 26-vjecari ka fituar vetëm 2 nga 14 setet e luajtur në gjashtë përballjet ndërmjet tyre, ndërkaq në gjysmëfinalen e dytë në O2Arena në kryeqytetin britanik do të masin forcat Grigor Dimitrov dhe Jack Sock, me 25-vjecarin nga Nebraska që kryeson bilancin e përgjithshëm, teksa ka fituar 3 nga 4 sfidat ndërmjet tyre.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...