Kategoria Superiore

Goditje e dyfishtë e Partizanit në merkato

Një mbrojtës dhe një sulmues për të sistemuar repartin e tërhequr dhe atë të avancuar të Partizanit. Egzon Belica dhe Lucas Cardoso janë dy emrat më të rinj që do të forcojnë organikën e skuadrës së Sulejman Starovës në merkaton e dimrit. 27-vjeçari shqiptar me pasaportë maqedonase, Belica është vënë nën urdhrat e trajnerit të kuq, ndërsa lojtari brazilian pritet të bashkohet shumë shpejt me ekipin në Antalya për fazën përgatitore. Belica vjen pas eksperiencës letoneze me Rigën, ndërsa ka një karrierë të pasur edhe në ekipe si Shkëndija, Inter Turku e Rabotnicki. Ndërkohë, braziliani 23 vjeçar do të nisë aventurën në Shqipëri pas eksperiencës te maqdonasit e Pelisterit ku u aktivizua në dy sezonet e fundit duke shënuar 17 gola në total. Lucas Cardoso e ka nisur karrierën si profesionist në vitin 2013 te Itumbiara. Por ndërkohë që merkatoja vazhdon të mbajë të hapura dyert e Partizanit, klubi konfirmon një ndeshje miqësore me skuadrën turke të Kasimpasa në datën 12 janar në orën 13:30.

 

To Top