Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Goditi lojtarin me shkelm, gjyqtari francez Chapron ia hedh me 3 muaj pezullim

Ju kujtohet gjyqtari kryesor francez Tony Chapron, i cili goditi me shkelm futbollistin e Nantes, Diego Carlos, dhe pastaj e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë pasi ky i fundit e pengoi në mënyrë të pavullnetshme në vrapim e sipër? Federata Franceze e Futbollit e ka pezulluar për 3 muaj për këtë sjellje të pahijshme për një gjyqtar futbolli. Chapron u mor në pyetje për këtë incident nga Komisioni i Disiplinës, vendosi masë relativisht të butë ndëshkimore në raport me imazhin e keq që përçoi sjellja e tij në opinionin sportiv. Në përfundim të sezonit aktual, Chapron do të ketë mundësinë të rikthehet në fushën e blertë, për të rehabilituar figurën e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...