Bundesliga

Godet Bayerni, zyrtarizon blerjen e Sandro Wagner

 

Sandro Wagner do të jetë nga 1 janari futbollist i Bayernit të Mynihut. Pasi kaloi vizitat mjekësore, 30-vjeçari i Kombëtares Gjermane, i cili ishte pjesë e Hoffenheimit, firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kampionët e Bundesligës deri në Qershor të 2020-ës. Wagner do të mbajë veshur fanellën me numër 2.

Drejtori sportive i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, u shpreh shumë i gëzuar për këtë afrim të ri, duke kujtuar se nën urdhrat e Jupp Heynckes vihet një tjetër element i rëndësishëm i “Pancerave”. “Ne jemi të bindur që Sandro do ta rritë cilësinë e skuadrës me klasin dhe eksperiencën e tij,” – e mbylli prononcimin e tij për faqen e klubit Salihamidzic.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.