Kupa e Shqiperise

Gocaj: Vllaznia kërkon kualifikimin, për rezultat në Tiranë

Në Kupë për të vijuar ecurinë e mirë në kampionat. Vllaznia nuk e fsheh objektivin që të kualifikohet në çerekfinale, pavarësisht se përballë ka Tiranën, një prej kundërshtarëve më të vështirë të kësaj faze. Mbrojtësi Olsi Gocaj vlerëson rivalët bardheblu, por beson te rezultati pozitiv prej ndeshjes së parë në kryeqytet.

Tirana meriton respekt dhe vlerësim maksimal, pasi dihet emri që ka në futbollin shqiptar. Megjithatë, ne shkojmë me objektiva të qarta për kalimin në turin tjetër. Do tw mundohemi ta zgjidhim që në ndeshjen e parë. Rezultat pozitiv është barazimi me gola, por pse jo edhe fitorja.

Sipas 28-vjeçarit, dy fitoret radhazi në kampionat kanë bërë që atmosfera në Shkodër të jetë më e qetë, ndërsa tashmë kërkohet vazhdimësia në rezultate.

Dy fitoret e fundit kanë ndikuar pozitivisht. Skuadra ka fituar besim dhe qetësi. Kemi dalë nga ngërçi që kishim pas mungesës së rezultateve dhe pikëve. Me cilësitë që kemi, do të vazhdojmë ecurinë pozitive dhe për tw treguar që fitoret radhazi nuk ishin rastësi. Vllaznia nuk është për mbijetesë.

Në momentet më delikate të skuadrës, Gocaj është një prej atyre lojtarëve që kanë sakrifikuar, por në fund gjithçka është shpërblyer, me kuqeblutë që i janë larguar zonës për mbijetesë.

Kam dy-tre javë që nuk jam në gjendje optimale, por, duke parë që ekipi nuk ka shumë alternativa në mbrojtje, kam sakrifikuar dhe besoj që ia ka vlejtur.

To Top