Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjyrezi tregon bisedën me Gjokën dhe falënderon stafin e ri

Në fjalët e tij përpara stërvitjes së sotme, administratori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi i kërkoi futbollistëve që të bëjnë maksimumin për shpëtimin për aq sa matematika ja lejon.

“Të veshësh fanellën e Vllaznisë kërkon të tregosh respekt dhe përkushtim. Nuk jemi këtu për të bërë gjyq, nëse ishte faji i njërit apo tjetrit, por duhet të japim maksimumin në këto dy takime të mbetura, derisa matematika na e lejon të shpëtojmë. Duhet të provojmë gjithçka pasi në fushë luajmë 11 me 11 dhe duhet të bëjmë maksimumin, me shpresën se mund t’ia dalim”, deklaroi Gjyrezi para lojtarëve.

Largimi i Gjokës la një shije të hidhur në opinionin në Shkodër dhe për Gjyrezin mënyra ai ai braktisi ekipin nuk është normale ndërsa bëri të ditur dhe komunikimin që pati me trajnerin në momentin kur ai prezantoi dorëheqjen.

“E mira do të ishte që Gjoka të përfundonte kampionatin, por gjithsecili bën zgjidhjet e veta dhe ne jemi të detyruar të marrim masa. Gjoka më tha se nuk e ndiente veten në gjendjen për të vijuar akoma dhe nuk ia vlen të shohim më pas. Dua të falënderoj edhe stafin e ri, që mori përsipër drejtimin e skuadrës në këtë moment shumë të vështirë”, u shpreh Gjyrezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...