Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjyrezi: A papranueshme! E dënojmë sulmin ndaj Gjokës

Sulmi ndaj trajnerit Gjoka tronditi jo vetëm klubin shkodran, por dhe opinionin e një qyteti të tërë, si një rast i paprecedent i një agresioni të pakuptimtë ndaj një trajneri futbolli, që pengohet për të ushtruar detyrën e tij. Në një prononcim për mediat, administratori i klubit të Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, shprehu keqardhje për këtë ngjarje, por duke theksuar se është një veprim i cili dënohet nga çdo qytetar i Shkodrës, si diçka e papranueshme në aspektin sportiv e mbi të gjitha atë njerëzor.
E rëndësishme është që trajneri nuk ka pësuar diçka të rëndë, por ajo që ndodhi është e papranueshme. Unë si administrator por dhe qytetarët e Shkodrës e dënojmë këtë sulm ndaj trajnerit dhe urojmë që të jetë hera e parë dhe e fundit që ndodh diçka e tillë në skuadrën tonë.
Gjyrezi bëri gjithashtu dhe një apel duke kërkuar mbështetje të plotë për trajnerin dhe duke uruar që të tilla fenomene të mos përsëriten më në të ardhmen.
Gjoka është këtu për të ngritur lart emrin e Vllaznisë dhe të gjithë duhet t’i qëndrojmë në krah. Apeli im është që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në futboll dhe mbi të gjitha në Shkodër, pasi të tilla fenomene nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe duhet ta lëmë trajnerin të punoj i qetë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...