Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjyqi për evazion, CR7 dëshiron të kthehet në Angli

Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli. Kjo ishte deklarata e yllit portugez në gjykatë, në çështjen e nisur pas akuzave të Prokurorisë së Madridit për evazion fiskal në vlerën e 14,7 milionë eurove. Gjatë marrjes në pyetje për 90 minuta nga gjykatësja, Cristiano Ronaldo nuk e fshehu faktin se pas problemeve me taksat kërkon të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ku deri më vitin 2009 luajti me Manchester United.

“Në Angli nuk kam patur kurrë probleme të tillë, për këtë arsye do të më pëlqente të kthehesha sërish. I kam paguar gjithmonë taksat, si në Angli ashtu edhe në Spanjë. Gjithmonë do ti paguaj. Nuk fsheh asgjë dhe do të ishte qesharake thjesht ta mendoja diçka të tillë”, deklaroi sulmuesi i Realit në gjykatë, duke shtuar se “përfitimet e tij janë publike, madje me shifra të detajuara edhe në revistën Forbes”.

Ronaldo shprehu besim të plot te këshilltarët e tij, duke pretenduar se ata janë më të mirët. “I paguaj mirë në mënyrë që të kujdesen për bizneset e mia. Gjithçka ua lë atyre në dorë”, tha ylli i futbollit në fund të deklaratës në gjykatë. Sipas Prokurorisë, nga viti 2011 deri më 2014-ën Cristiano Ronaldo ka fshehur në Ishujt Virgjin të ardhura nga përfitimet publicitare, që kapin vlerën e 150 milionë eurove. Nëse Gjykata do të pranojë formalisht akuzën dhe lojtari do të nënshtrohet gjyqit, portugezi rrezikon nga 21 muaj deri në 7 vjet burg.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...