Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Gjykata e Lartë dyfishon dënimin: 13 vite e 5 muaj burg për Oscar Pistorius

Oscar Pistorius dënohet me 13 vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Apelit për vrasjen e të fejuarës së tij Reeva Steenkamp. Bëhet fjalë për dyfishim të masës ndëshkimore, pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë, atleti paralimpik ishte dënuar me vetëm 6 vite burg. Për herë të dytë prokurorët e çështjes iu drejtuan Gjykatës së Lartë, pasi e konsideruar shumë të butë dënimin e dhënë ndaj sportistit afrikono-jugor. Ish-kampioni paralimpik u dënua pasi kishte qëlluar me armë zjarri, me pasojë vdekjen, modelen Reeva Steenkamp, me të cilën ishte i fejuar. Vendimi i gjykatësit Thokozile Masipa me vetëm 6 vite burg u konsiderua skandaloz nga Prokuroria, e cila e apeloi çështjen. Gjatë procesit gjyqësor, avokatët e të akuzuarit kishin këmbëngulur se vrasja ishte aksidentale, pasi, sipas tyre, Pistorius e kishte ngatërruar modelen me një hajdut. Nga ana tjetër, akuza këmbëgulte se gjithçka kishte ndodhur pas një zënke mes të dyve. Dëshmitarë të ndryshëm kishin dëgjuar fillimisht zhurmë nga shtëpia ku jetonte çifti, më pas të shtënat e armës, që i morën jetën modeles.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...