Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Vllaznia shkon për pikë në Vlorë

Vllaznia do të udhëtojë drejt Vlorës për rezultat pozitiv, për të kaluar këtë ngërç psikologjik. Trajneri Ernest Gjoka e ka të qartë që përballë Flamurtarit në transfertë edhe barazimi mund të shërbejë për ndryshimin e kursit.

Jemi munduar që të punojmë fort, duke ndryshuar disa gjëra pas asaj humbjeje me Laçin, që nuk e prisnim. Ndaj Flamurtarit, që është një nga ekipet më të mira të Superiores, do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv. Në këtë pozitë ku është Vllaznia është shumë e rëndësishme të marrë diçka në Vlorë. S’duhet të humbasim në këtë transfertë të vështirë.

Në mungesë të Pjeshkës në mbrojtje, Gjoka zbuloi se do të ketë disa ndryshime të vogla në rreshtim për të përforcuar mesfushën.

Po dënohemi shumë nga gabimet dhe duhet t’i japim moral skuadrës. E kemi thënë gjithmonë që në mbrojtje po hasim probleme dhe dëmtimi i Pjeshkës e bën edhe më të vështirë punën tonë. Duhet të besojmë dhe të bëjmë të pamundurën për ta kaluar këtë situatë. Krymi do të luajë titullar, sepse duam një mesfushë më të fortë, ndërsa Hasani do të zhvendoset në krah. Pika më e fortë e skuadrës duhet të jetë grupi, nëse e kuptojmë këtë do të ecim përpara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...