Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Vllaznia buzë greminës, fitorja me Kamzën detyrim

Vendi i parafundit në renditje është në antitezë me atë që përfaqëson Vllaznia në historinë e futbollit shqiptar. Skuadra shkodrane në javën e 15-të të Superiores do të presë në “Loro Boriçi” Kamzën, ekipin që ka surprizuar deri në këtë pikë të kampionatit, duke merituar vendin e tretë. Trajneri Ernest Gjoka e pranon se situata e Vllaznisë është shumë e vështirë, ndaj pikët maksimale në këtë takim janë jetike.

“E kemi të detyrueshme të bëjmë kthesën ndaj Kamzës. Jemi në një pozitë shumë shumë të keqe. Duhet të kacavirremi për të dalë nga humnera, sepse jemi në buzë të greminës. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Kamza është surpriza e këtij sezoni dhe do të vijë për të marrë pikë në Shkodër, por ne duhet të jemi shumë të motivuar.”

Lajmi keq për formacionin kuqeblu është dëmtimi I Edon Hasanit, që e ka mbyllur vitin, por Gjoka është I bindur se djemtë do të shfaqin atë karakter që treguan ndaj Tiranës, pavarësisht se nuk morën një fitore me të thellë që do të mund t’u jepte kualifikimin në Kupë

Kemi probleme sërish me dëmtimet. Ftakeqësisht, Hasani e ka mbyllur këtë vit, ndërkohë që na rikthehet Marku në formacion. Po ashtu, do të kemi të gatshëm edhe Bardullën. Shpresoj shumë që djemtë të tregojnë të njëjtin karakter si ndaj Tiranës dhe të marrim fitoren e shumëpritur”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...