Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Nesër jo vendimtare, presim arbitrim korrekt

Pak më tepër se 24 orë nga një prej sfidave më deçizive të mbijetesës, asaj mes Teutës dhe Vllaznisë, trajneri i shkodranëve ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Vllaznia kërkoi një gjyqtar të huaj për këtë takim, por Federata e refuzoi këtë kërkesë, ndërsa Ernest Gjoka thotë se shpreson të shohë një nga bilbilat më të mirë të Superiores nesër, që të mos bëhet protagonist ën fushë.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për gjykimin në kampionatin shqiptar. Shumë skuadra janë ankuar, duke krijuar njëfarë mosbesimi ndaj arbitrave tanë. Por, unë mendoj dhe dëshiroj që në këtë sfidë të jetë një nga arbitrat më të mirë të kampionatit shqiptar, të jetë një ndeshje e rregullt, sa i takon arbitrimit dhe të fitojë më i miri. Nuk është çështje frike. Ne duhet të shkojmë në fushë për të marrë çfarë do të prodhojmë në fushë. Në qoftë se ndodh kështu, atëherë duhet të themi faleminderit. Por, nëse do të varemi nga gjykimi, atëherë do të jetë e frikshme, por do të jetë edhe një moment i keq për futbollin shqiptar”, deklaroi Gjoka.

Sfida e ‘Niko Dovanës’ është mes dy rivalësh direkt, teksa trajneri i Vllaznisë pranon rëndësinë e saj, por thekson se nuk është vendimtare. Gjoka thotë se do të pranonte edhe një barazim në Durrës, ndërsa humbja është rezultati i vetëm i ndaluar në këtë transfertë.

“Është një ndeshje e rëndësishme, por sigurisht nuk është vendimtare. Është një ndeshje e rëndësishme për momentin ku ndodhemi, për momentin që po kalojmë. Na duhet ta mbajmë larg kundërshtarin që kemi mbrapa. Kjo i jep njëfarë rëndësie dhe ka një angazhim shumë të madh për ndeshjen e nesërme. Nuk është vendimtare, për vetë faktin se luhen shtatë ndeshje deri në fund dhe ka sfida të mbetura plot. Psikologjikisht duhet ta shikojmë jo si një ndeshje, që mbaron këtu kampionati. Është ndeshje e rëndësishme, që e kemi përgatitur me seriozitet dhe qetësi. Do të mundohemi të mos të dalim me humbje nga Durrësi. E rëndësishme është që të mos humbim, pasi ruajmë distancën me kundërshtarin, edhe pse është e vogël. Le t’i ngjitim shkallët një nga një, kjo është e rëndësishme”, tha trajneri i Vllaznisë.

Në fund Ernest Gjoka konfirmoi se Renato Malota do të jetë në stol, por tha se mbrojtësi nuk është ende i gatshëm pr të luajtur nga fillimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...