Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Golat na tronditën, gabuam gjithçka

Trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka u shpreh mjaft I zhgënjyer jo vetëm për humbjen në Durrës, por mbi të gjitha për mënyrën e lojës së skuadrës së tij.

Një humbje që ‘djeg’ përballë një kundërshtari direkt…
Gjoka: Ishte një ndeshje që për hir të së vërtetës nuk e luajtëm mirë. Teuta ka qenë e vështirë, por edhe për ne mesa duket ishte dita më e keqe. Aktivizuam të 4 sulmuesit që kishim në dispozicion, pasi rezultati I pjesës së parë ishte zhgënjyes dhe nuk kishim ç’të prisnim më.

Çfarë ndikoi te kjo paraqitje e Vllaznisë?
Gjoka: Deri në momentin e golit të parë po e menaxhonim mirë ndeshjen dhe patëm rastet tona. Në momentin e golit pësuam një humbje të përqendrimit, kjo edhe për shkak të situatës së vështirë ku ndodhemi, ndërsa goli I dytë na dha goditjen fatale. Gjithsesi duhet të shohim para dhe të rimarrim veten, ndonëse do të jetë shumë e vështirë.

Ndeshja e dytë radhazi që Sukaj dhe Ribaj luajnë bashkë në sulm, por sot nuk u furnizuan me topa nga krahët…
Gjoka: Ke të drejtë, pasi nuk i furnizuam sa duhet me krosime, gjithsesi të dy ata patën mundësi për të shënuar, por nuk ia dolën. Gjithsesi e thashë që planet toan u rrëzuan në momentin e pësimit të golit, që na goditi psikologjikisht.

A ndjehet më shumë presioni, pasi shumica e lojtarëve janë shkodranë?
Gjoka: Normalisht që këta djem përveçse futbollistë, e kanë edhe skuadrën e zemrës Vllazninë dhe e përjetojnë më shumë, por gjithsesi janë mjaftueshëm profesionistë për të menaxhuar edhe presionin. Kemi ende edhe 7 ndeshje për të luajtur dhe do të bëjmë maksimumin, për të marrë sa më shumë pikë të mundemi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...