Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka me besim drejt Kukësit: Japim maksimumin dhe ia dalim

Pas barazimit ndaj Partizanit, Vllaznia ka një transfertë shumë të vështirë në ‘Zeqir Ymeri’, përballë kampionëve në fuqi të Kukësit. Trajneri i kuqebluve, Ernest Gjoka e konsideron një sfidë të ndërlikuar atë ndaj bluve, por gjithashtu beson se nëse skuadra arrin të shfaqë më të mirën, gjithçka mund të ndodhë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Kukësi është një ekip i kompletuar dhe mbi të gjitha ka pretendimet e veta këtë sezon, ndaj edhe do të kërkojë maksimumin. Gjithsesi, kam besim se nëse skuadra ime jep maksimumin në fushë dhe interpreton me kujdes ndeshjen, gjithçka mund të ndodhë. Natyrisht që kemi nevojë për pikë dhe fitorja do të na bënte shumë punë, por edhe një barazim do të ishte i pranueshëm në këtë transfertë”, tha Gjoka

Tekniku 48-vjeçar foli edhe në lidhje me çështjen Malota, ku në drejtim të lojtarit është lëshuar një urdhër arresti. Gjoka e cilësoi situatën si mjaft kaotike dhe u shpreh i keqardhur që lezhjani nuk do të jetë në fushë në takimin kundër Kukësit

“Është një situatë shumë kaotike me Malotën, pasi edhe vetë lojtari është i paqartë se për çfarë është implikuar në këtë histori. Gjithsesi, na vjen keq që nuk do ta kemi në fushë, pasi është lideri i mbrojtjes tonë, futbollist me shumë eksperiencë, që di të menaxhojë repartin”, deklaroi trajneri i Vllaznisë.

Në fund Ernest Gjoka komentoi edhe kërcënimet e raportuara nga mediat, në drejtim të lojtarëve të Vllaznisë B, në takimin kundër Korabit, duke kërkuar një ndërhyrje me “dorë të hekurt” ndaj episodeve të tilla.

“Kërcënimet nuk kanë lidhje me futbollin. Ky sport është mjaft i bukur dhe ka për mision të mbledhë dhe bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata. Mendoj se rasti i djeshëm është për t’u analizuar me vëmendje dhe për t’u ndërhyrë me ‘dorë të hekurt’ për të eliminuar shfaqje të tilla në futbollin shqiptar”, deklaroi Gjoka.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...