Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Barazim dëshpërues, jemi në moment të vështirë

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u shfaq mjaft i zhgënjyer për atë barazim pa gola kundër Kamzës, që ka ndërlikuar pozitat e shkodranëve në renditje, pasi tashmë janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Një tjetër barazim, por këtë herë nuk ju kënaq aspak…
Nuk na vlente ky barazim dhe jemi shumë të dëshpëruar që nuk ia dolëm të fitonim sot. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të japim maksimumin në ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë që kundërshtarët do të rrëshqasin. Menduam të gjenim golin në pjesën e parë, por nuk ia dolëm dhe u futëm në nervozizëm për minutat e mbetura në pjesë ne dytë. Natyrisht që kjo nuk na ndihmoi të ishim të kthjellët në ato raste që na u paraqitën.

Mendoni se ndikon mungesa e një presidenti?
Ndoshta edhe ndikon, por nuk është momenti për të bërë një debat të tillë kaq të madh, për më tepër në këto momente. Kemi të tjera përparësi dhe duhet të mendojmë çfarë do bëjmë me skuadrën, jo të futemi në një debat të tillë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...