Serie A

Gjithçka gati në Milano, publikohen formacionet

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i derbit të Madonninës, njërit prej më të bukurve në botë. Të dy trajnerët e kanë ndarë mendjen për 11-shet që do të hedhin në fushë dhe futbollistët kanë zbritur për të bërë nxehjen e zakonshme para ndeshjes.

Kështu Interi do të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa Joao Mario do ta nisë nga stoli dhe Vecino do të luajë pas Icardit. Nga ana tjetër, Montella nuk ka ndryshuar asgjë nga formacioni i parashikuar nga mediat. 3-5-2 do të jetë rreshtimi i Milanit, ndërsa Andre Silva do të luajë në sulm me Suson dhe Bonaventura do t’i bashkohet në mesfushë dyshes Biglia-Kessie.

Inter (4-2-3-1): HANDANOVIC, D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Gagliardini, Valero; Vecino, Candreva, Perisiç, Icardi

Milan (3-5-2): Donnarumma; Musacchio. Bonucci, Romagnoli; Borini, Kessie,Biglia, Bonaventura, Rodriguez; Suso, Andre Silva

To Top