Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani mposht kryesuesit, Feronikeli bën goleadë në Pejë

Kryesuesit e Vala Superligës në Kosovë, Llapi i Podujevës u mposht me rezultatin 2-0, në transfertën ndaj Gjilanit. Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi gjilanas Rusi, që shënoi të dy golat e fitores, ndërsa Llapi humbi një mundësi të mirë për t’u shkëputur nga ndjekësja më e afërt, Prishtina.

Në takimin e fundit të javës së 14, Ferronikeli mposhti me goleadë Besën në Pejë. Miqtë fituan me rezultatin 0-5, pas dygolëshit të Milicajt, dhe rrjetave të Lushtakut, Arifajt dhe Elshanit.

Pas javës së 14 të Vala Superligës, renditja vijon të kryesohet nga Llapi me 26 pikë, i ndjekur nga Prishtina e Mirel Josës me 25 dhe Gjilani me 23.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...